Rruga e Malishevës e bën "llugë" edhe skenën politike në Shqipëri, Sali Berisha e akuzon për të Edi Ramën - Gazeta Express
string(102) "rruga-e-malisheves-e-ben-lluge-edhe-skenen-politike-ne-shqiperi-sali-berisha-e-akuzon-per-te-edi-ramen"

Rruga e Malishevës e bën “llugë” edhe skenën politike në Shqipëri, Sali Berisha e akuzon për të Edi Ramën

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 7:44

Ish-presidenti Sali Berisha ka vazhduar akuzat në drejtim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Por këtë herë Berisha duket se gaboi në momentin kur iu drejtua Ramës, për problemet që u shfaqën në asfalt, pas vërshimeve.

Lexo Edhe:

Berisha akuzoi Ramën që iu publikua një fotografi e rrugëve të shtruara në qeverisjen e tij nga mediat e huaja, por në fakt fotografia në fjalë është e rrugëve në Kosovë, saktësisht në Malishevë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!

Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.