"Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe", presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në postimin e tij - Gazeta Express
string(154) "rruga-drejt-boterorit-po-behet-me-emocionuese-pas-ndeshjeve-te-fundit-me-plot-ethe-presidenti-i-fifa-s-infantino-e-perfshin-edhe-kosoven-ne-postimin-e-tij"

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 21:52

“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në postimin e tij

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 21:52

Presidenti i Shtëpisë së Futbollit Botëror, FIFA, Gianni Infantino ka shkruar në rrjetin e tij social “Instagram” për rrugëtimin e kombëtareve drejt Botërorit të vitit 2026.

Në këtë postim të tij, i pari i futbollit botëror, e ka përfshirë edhe kombëtaren e Kosovës.

“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, shkruan ai.

View this post on Instagram

A post shared by Gianni Infantino – FIFA President (@gianni_infantino)

“Dardanët” morën një fitore të madhe ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri” mbrëmë, me shifrat prej 2-0.

Kosova është në një grup me Suedinë, Zvicrën e Slloveninë, derisa deri më tash ka 3 pikë pas dy ndeshjeve. Zvicra e kryeson tabelën e grupit B me 6 pikë.

Botërori i vitit 2026 do të mbahet në Meksikë, Kanada e ShBA./GazetaExpress/