Rrufeja lë të vdekur tre persona dhe një të lënduar pranë Shtëpisë së Bardhë - Gazeta Express
string(76) "rrufeja-le-te-vdekur-tre-persona-dhe-nje-te-lenduar-prane-shtepise-se-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 13:18

Rrufeja lë të vdekur tre persona dhe një të lënduar pranë Shtëpisë së Bardhë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 13:18

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i lënduar pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.

Policia bëri të ditur se 76-vjeçari James Mueller dhe 75-vjeçarja Donna Mueller, të dy nga Janesville, Wisconsin, vdiqën u goditën nga rrufeja teksa qëndronin në parkun “Lafayette” përballë Shtëpisë së Bardhë, shkruan Abcnews, transmeton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

Identiteti i viktimës së tretë që është 29-vjeçar nuk është bërë publik deri në njoftimin familjar.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, shprehu ngushëllime për viktimat.

“Ne jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e jetës pas goditjes së rrufesë në Lafayette Park. Zemrat tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe ne po lutemi për ata që ende luftojnë për jetën e tyre,” tha ajo në një deklaratë të shkurtër.