Rron Gjinovci: Vladimir Lenini ishte socialdemokrat - Gazeta Express
string(50) "rron-gjinovci-vladimir-lenini-ishte-socialdemokrat"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 0:19

Rron Gjinovci: Vladimir Lenini ishte socialdemokrat

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 0:19

Aktivisti Rron Gjinovci, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për liderin e Revolucionit Bolshevik, Vladimir Iliq Leninin, se ishte socialdemokrat, shkruan Express.

“Lenini është Socialdemokrat”, ka deklaruar Gjinovci në emision. Madje ka vazhduar duke thënë se “Shumicën e jetës së vet Lenini ka udhëhequr parti socialdemokrate”.

Lexo Edhe:

Derisa në studio kanë shpërthyer reagimet, filozofi Blerim Latifi e ka sqaruar se çfarë është lëvizja socialdemokrate.

“Me i thanë Leninit socialdemokrat vetëm sepse partia bolshevike e ka pasur këtë emër, është e cuditshme. Sepse socialdemokratë quhen ata që ushtrojnë politika sociale përmes parlamentit”, ka thënë Latifi.

Kujtojmë se Vladimir Iliq Lenin trashëgoi pushtetin pas Revolucionit të Kuq në Rusi, ku vuri në praktikë idetë komuniste të Karl Marksit dhe Friedrich Engels./Express/