Rron Gjinovci thotë se duhet të largohet me sigurim babai Agon Musliut: Po e instrumentalizon vetëvrasjen e djalit të tij - Gazeta Express
string(120) "rron-gjinovci-thote-se-duhet-te-largohet-me-sigurim-babai-agon-musliut-po-e-instrumentalizon-vetevrasjen-e-djalit-te-tij"

Gazeta Express

22/09/2020 15:39

Rron Gjinovci thotë se duhet të largohet me sigurim babai Agon Musliut: Po e instrumentalizon vetëvrasjen e djalit të tij

Gazeta Express

22/09/2020 15:39

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj Naim Musliut, babait të Agon Musliu, studentit që vdiq gjatë qëndrimit në karantinën e vendosur në Qendër të Studentëve në Prishtinë.

Babai i 25-vjeçarit nga Gjilani ka akuzuar Vetëvendosjen për vdekjen e të birit të tij, që ishte kthyer nga Gjermania në kohën kur Kosova kishte vendosur masën e karantinimit dyjavor për ata që vinin nga jashtë.

Lexo Edhe:

Naim Musliu vazhdimisht ka akuzuar LVV-në për vdekjen e djalit të tij, për shkak se ishte vendosur në karantinë, sipas masave që i kishte vënë Qeveria Kurti për luftimin e pandemisë Covid-19.

“Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashtë me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e imstrumentalizon vetevrasjen e djalit t’vet per me dhon deklarata tlodhta politike”, ka shkruar Gjinovci.

Ai e ka etiketuar babain e Agon Musliut si “militant të LDK-së”.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, komisioni që po heton menaxhimin e pandemisë. Aty janë thirrur për raportim të gjithë të angazhuarit në funksionimin e karantinës për të raportuar rreth vdekjes së Agon Musliut. /Express/