Analistët Rron Gjinovci dhe Valon Syla kanë qenë të ftuar sonte në emisionin Pressing në T7 për të folur për rolin e opozitës në legjislaturën e re.
Panelistët e ftuar u pajtuan që opozita nuk po tregohet fare konstruktive dhe nuk do të jenë sfidues për Qeverinë Kurti.
Gjatë fundit të debatit Gjinovci bëri shaka me Sylën duke thënë se ata të dy së bashku duhet t’i bashkohen opozitës që të jenë kritikë më të fortë ndaj Kurtit e të tjerëve.
“S’mundesh me nxjerrë njerëz jokompetent ose të korruptuar me e kritiku Kurtin”, tha fillimisht Syla duke hedhur kritika ndaj opozitës aktuale.
Këto Gjinovci ia bëri një ftesë Sylës që ata të jenë prurje të reja për opozitën.
“Opozita ka nevojë për prurje të reja. Çohu Valon po shkojmë në ndonjë parti opozitare”, tha ai,.
Ndërkohë Syla pati një përgjigje për këtë ftesë të Gjinovcit.
“ Nuk jam unë për politikë. Nuk jam hajn, nuk kam vjedhur asgjë. As nuk di të vjedhi”, shtoi ai. /Express/