Rrokulliset një traktor në Brecë të Podujevës, vdes një person e lëndohet rëndë një tjetër - Gazeta Express
string(89) "rrokulliset-nje-traktor-ne-brece-te-podujeves-vdes-nje-person-e-lendohet-rende-nje-tjeter"

Gazeta Express

13/07/2020 15:33

Rrokulliset një traktor në Brecë të Podujevës, vdes një person e lëndohet rëndë një tjetër

Gazeta Express

13/07/2020 15:33

Një traktor është rrokullisur sot në fshatin Brecë të Komunës së Podujevës, duke lënë të vdekur një person dhe të lënduar rëndë një tjetër, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ahmeti ka njoftuar se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express