Rrokaqiejt ‘Urban Sequoia’ mund të thithin karbonin nga atmosfera - Gazeta Express
string(63) "rrokaqiejt-urban-sequoia-mund-te-thithin-karbonin-nga-atmosfera"

Rrokaqiejt ‘Urban Sequoia’ mund të thithin karbonin nga atmosfera

AutoTech

Gazeta Express

19/11/2021 21:25

Gjatë Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP26 të këtij viti, një koncept i projektit ‘Urban Sequoia’ që mund të ndihmojë në luftimin e ndotjes u propozua nga Skidmore, Owings & Merrill (SOM).

Është një rrjet konceptual ndërtesash që thithin karbonin nga atmosfera. Përpjekjet për të reduktuar ndikimin e karbonit të proceseve të ndërtimit kanë tërhequr vëmendjen për arsye të dukshme, pasi sektori i ndërtimit është përgjegjës për 40 për qind të emetimeve globale të karbonit.

Lexo Edhe:

Në përgjithësi, përpjekjet rezultuan në një reduktim të emetimeve të karbonit gjatë fazave të fillimit, projektimit dhe ndërtimit.

Megjithatë, nëse është i suksesshëm, projekti ‘Urban Sequoia’ mund ta zvogëlojë atë përqindje edhe pas ndërtimit. Sekreti qëndron në dizajnin që rezulton nga integrimi i zgjidhjeve të mëparshme në ndërtimin “e gjelbër”, duke përfshirë minimizimin e përdorimit të materialeve, teknologjinë e kapjes së karbonit, përdorimin e biomaterialeve dhe optimizimin e dizajnit.

Reduktimi i karbonit ndodh për dy arsye. Materiali i përdorur në ndërtimin e ndërtesave përfshin bio-tulla, beton dhe dru cilët konsumojnë shumë më pak karbon sesa materialet konvencionale si çeliku dhe betoni. Por rezultati nuk janë vetëm struktura neutrale ndaj karbonit, sepse ajo që i bën këto ndërtesa edhe më miqësore me mjedisin është thithja e karbonit pas përfundimit të ndërtimit. Kjo do të thotë se ndërtesat si kjo nuk janë pjesë e problemit, por mund të jenë zgjidhja.

Ky projekt shkon shumë më tej se qëllimi i neutralitetit të karbonit, pasi ato largojnë karbonin nga atmosfera me qasjen e tyre alternative ndaj dizajnit. Hapi i parë tashmë është bërë falë prototipit, pra rrokaqiejt dhe synimi është të ekzaminohet efikasiteti i zgjidhjes. Emetimet e karbonit zvogëlohen duke përdorur materiale natyrore dhe prototipi thith 1000 ton karbon në vit, që është e barabartë me efikasitetin e 48.500 pemëve. Prandaj, hiqet tre herë më shumë karbon sesa nevojitet për ndërtim.

Qëllimi përfundimtar i kompanisë nuk është ndërtimi i një ndërtese apo më shumë kompleksesh, por zhvillimi i një koncepti në një nivel më të gjerë.

Këtu përfshihet ndërtimi i objekteve të ndryshme si shkolla, shtëpi familjare, spitale, rrokaqiej etj. Në këtë mënyrë, ndërtesat do të silleshin si pyje.