Rrogat e vogla, krimi, korrupsioni dhe papunësia - Gazeta Express
string(46) "rrogat-e-vogla-krimi-korrupsioni-dhe-papunesia"

Rrogat e vogla, krimi, korrupsioni dhe papunësia

Gazeta Express

17/02/2020 16:17

Rrogat e ulëta dhe standardi i jetës, krimi dhe korrupsioni, dhe papunësia janë tre problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shteti, tregon anketa e agjencisë Rejting, për perceptimin e opinionit për kandidatët e mundshëm për kryetar të qeverisë së ardhshme, përcjell GazetsExpress.

Në vendin e katërt, sipas mendimit të të anketuarve, problemi më i rëndësishëm janë harxhimet e larta për jetesë, e menjëherë pas kësaj shpërngulja e njerëzve.

Lexo Edhe:

Në pyetjen nëse Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, ose qeveria e VMRO-DPMNE-së mundet më mirë të ballafaqohet me problemin më të madh me të cilin ballafaqohet vendi, 30 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se me këtë problem më mirë mund të ballafaqohet qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa 26 për qind thanë se ajo është qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Të pyetur se cilin hap, aktivitet ose masë të ndërmarrë nga Qeveria e LSDM-së, gjatë dy viteve e gjysmë qytetarët e vlerësojnë si më pozitiv, ata konsiderojnë se ajo është rritja e rrogave, ajo minimale dhe ajo mesatare, e pastaj vijon përparimi i Integrimeve euroatlantike. Në vendin e tretë është rritja e ndihmës sociale.

Agjencia e ka matur edhe perceptimin e qytetarëve për atë nëse qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaevi ose qeveria e udhëhequr nga Hristian Mickoski do të ballafaqohej më mirë me problemet e ndryshme dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet.

Shumica e qytetarëve vlerësojnë se LSDM-ja mund të sigurojë anëtarësim më të shpejtë të shtetit në BE dhe NATO dhe të sigurojë liri dhe demokraci më të madhe. Po ashtu, për katër për qind më shumë qytetarë vlerësojnë se LSDM-ja mund të sigurojë standard më të mirë ekonomik se VMRO-DPMNE-ja, e po aq përqindje më të madhe, se mund të sigurojë pavarësi më të madhe të gjyqësisë. Lidhur me sferat e tjera të matura nuk ka dallime më të rëndësishme në përgjigjet, respektivisht asnjë nga partitë nuk ka përparësi më të madhe”, kumtoi Rejting.

Sipas anketës, madje 44 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se asnjë Qeveri e udhëhequr nga Zaevi, as nga Mickoski nuk mund ta zvogëlojë krimin dhe korrupsionin.

Shumica e qytetarëve vlerësojnë edhe se Zoran Zaevi do të ishte kryeministër më i mirë se Hristian Mickoski.

Në pyetjen se kush do të ishte kryeministër i ardhshëm i shtetit, 32 për qind nga të anketuarit thanë se ai do të ishte Zaevi, ndërsa 27 për qind thanë se ai do të ishte Hristian Mickoski.

Nga qytetarët e përfshirë me anketën, 44 për qind negativisht e vlerësojnë punën e ministrave teknikë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa 35 për qind pozitivisht. Një nga pesë të anketuar nuk din ose nuk kanë mendim për punën e minisrtave teknikë të VMRO-DPMNE-së.

Anketa e zbatuar te 1.080 të anketuar, prej 18 janarit deri 29 janar, me metodë intervistë fytyrë në fytyrë, ndërsa gabimi statistikor është prej -3 deri +3 për qind./GazetaExpress/

Besmir Lika