Pantallonat, bluzat e këpucët e përdorura janë trendi i kohëve të fundit në vendin tonë.
Gazetare: Albulena Demaku
Edhe pse nuk janë të dorës së parë, kërkesat për to janë të mëdha. Madje, edhe mendimet e njerëzve për të blerë veshmbathje të dorës së dytë, kanë ndryshuar ndër vite.
E përdorimi i rrobave të vjetra duket të ketë një të mirë edhe për ambientin.
Krahas rrobave, kërkesa ka edhe për aksesorë të dorës së dytë.
Kështu, si rrobat ashtu edhe aksesorët e ndryshëm, përpos që mund t’i merrni me një çmim shumë të arsyeshëm, me to mund të duken edhe bukur, veçantë dhe me stil.