Rrjeti Rajonal i gazetarëve reagon me shqetësim për ndalimin arbirtrar që mbrojtja e Osmanit ia bëri një kameramani - Gazeta Express
string(115) "rrjeti-rajonal-i-gazetareve-reagon-me-shqetesim-per-ndalimin-arbirtrar-qe-mbrojtja-e-osmanit-ia-beri-nje-kameramani"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 15:47

Rrjeti Rajonal i gazetarëve reagon me shqetësim për ndalimin arbirtrar që mbrojtja e Osmanit ia bëri një kameramani

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 15:47

Rrjeti rajonal i gazetarëve “Safe Journalists”, kanë reaguar me shqetësim të thellë për ndalimin që i është bërë kameramanit të Paparacit, Jetmir Muji, nga mbrojtja e afërt e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim të thellë në lidhje me shkeljet e përsëritura të lirisë së medias dhe veprimet arbitrare të ndërmarra kundër kameramanit Paparaci, Jetmir Muji, nga njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentes Vjosa Osmani dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

“Masat joproporcionale të ndërmarra nga Policia e Kosovës janë të papranueshme dhe të paligjshme, dhe përfaqësojnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën gazetareske dhe një shkelje të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, thuhet në reagim.