Tashmë duket se marrëveshja e arritur përmes ndërkombëtarëve më 5 qershor, do të kalojë në kuvend me votat e maxhorancës dhe deputetëve të opozitës së re.
Deri më tani publikisht pro marrëveshjes kanë dalë 6 deputetë, por Lefter Maliqi u shpreh përballë medias se janë të paktën 11 deputetë të opozitës së re që duan ta votojnë reformën.
Maliqi: Jemi mbi 11 deputetë që do të votojmë reformën zgjedhore. Thirrja ime është e drejtpërdrejtë, jemi shumë të vonuar. Edhe sot Gjermania e tha hapur të votohet ajo marrëveshje.
Pas fjalës së Maliqit edhe deputeti Gjetan Gjetani është shprehur pro reformës dhe e ka konsideruar si një lojë të Ramës idenë e ndryshimeve kushtetuese për listat e hapura, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e sistemit.
Më herët votimi pro u deklarua nga deputetët Artur Roshi, Fatjona Dimitri, Besnik Troplini si dhe Suzana Topi.
Roshi: Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, ajo është simbol i unitetit, prandaj ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët.
Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë.
Dhimitri: Nuk mund të pengoj procesin e integrimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi. Konsensusi i arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar. Unë nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje”, tha Dhimitri.
Suzana Topi:
Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.
Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.
Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm. Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!/Express