“Rrjedhin” kërkesat e çuditshme në një hotel, ku disa futbollist te Liverpool kishin kërkesa specifike - Gazeta Express
string(99) "rrjedhin-kerkesat-e-cuditshme-ne-nje-hotel-ku-disa-futbollist-te-liverpool-kishin-kerkesa-specifike"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 23:39

“Rrjedhin” kërkesat e çuditshme në një hotel, ku disa futbollist te Liverpool kishin kërkesa specifike

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 23:39

Para sezonit 2016/17, Liverpool udhëtoi për në Huddersfield për një miqësore, të cilën e fitoi 2-0, me golat në secilën pjesë nga Marko Grujiç dhe një penallti e Alberto Morenos që siguroi fitoren.

Para ndeshjes miqësore në Stadiumin John Smith, një dokument që zbulojë kërkesat e hotelit për futbollistët e Liverpoolit u publikua përmes The Daily Star.

Dokumenti i zbuluar, titulluar “LIVERPOOL FC – Kërkesat për Hotelin Vendor Sezonet 2016-2017”, përshkruante kërkesa specifike për disa lojtarë kryesorë si dhe për menaxhimin.

Përflitet se Liverpool kërkoi që çdo hotel të vendosë Jordan Henderson dhe Adam Lallana në dhoma afër njëra-tjetrës.

Lojtari i yll i asaj kohe l Philippe Coutinho i duhet të sigurohet një ventilator në dhomën e tij.

Trajneri i asaj periudhe, Jürgen Klopp, duhet të merrte një dhomë duhani, sipas dokumentit. Ndihmës-trajneri i tij, Peter Krawietz, gjithashtu duhet të merrte një dhomë duhani.

Dhomat e tyre duhej të ishin larg lojtarëve, por stafi i mbështetjes duhej të ishte së bashku.

Liverpool kërkoi që lojtarët të ishin të gjithë në të njëjtin kat dhe në të njëjtën zonë.

Gjithashtu, duhej të siguroheshin krevate të dyfishta, Wifi dhe, natyrisht, një çelës dhome për çdo lojtar.

Çdo dhomë kishte TV me pagesë, por bisedat telefonike hyrëse dhe dalëse në linjën e hotelit ishin të bllokuara.

Dokumenti i zbuluar gjithashtu përfliste se lojtarët furnizoheshin me dy shishe ujë 1 litër, por nuk duhej të kishte alkool apo snack në dhomën e askujt.

Liverpool gjithashtu kërkoi që portierët të asistonin me çantat dhe kërkuan trolle bagazhi kur lojtarët mbërrinin.

Lojtarëve gjithashtu u ishte thënë të vishnin vetëm rroba dhe aksesorë nga New Balance – përveç këpucëve. New Balance ishte furnizuesi zyrtar i fanellave të Liverpoolit në atë kohë.

Të gjithë lojtarët gjithashtu ishin udhëzuar të merrnin pasaportat e tyre pasi klubi do të nisej për në SHBA për një tur para-sezoni.

Tani që Liverpool është nën drejtimin e Arne Slot, është e mundur që ata të kenë një set të ri kërkesash hoteli për kur udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit për ndeshje. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement