Rrjedh online Windows 11, ngjan me Windows 10X - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

17/06/2021 2:00

Rrjedh online Windows 11, ngjan me Windows 10X

AutoTech

Gazeta Express

17/06/2021 2:00

Sistemi i ri operativ i Microsoftit, Windows 11, po vjen, dhe detajet për të tashmë kanë pushtuar internetin.

Fillimisht, një përdorues i “Baidus”, motorit të kërkimit në internet në Kinë, postoi dy fotografi të sistemit operativ, duke shpalosur menynë “Start” me qoshe të rrumbullakëta.

Lexo Edhe:

Ajo sinjalizoi stilin e “Windows 10X”, që po ashtu përdorte menynë “Start” me ikona në mes. Menjëherë pasi u shfaqën fotografitë, hulumtuesit arritën të instalojnë vetë sistemin Windows 11.

Gazetarët e “The Verge” kanë zbuluar detaje të tjera nga sistemi, që, sipas tyre, nuk dallon shumë nga Windows 10. Pos qosheve të rrumbullakëta, janë edhe kontrolluesit e rinj që ua mundësojnë përdoruesve të pozicionojnë dritaret në hapësira të caktuara në ekran.

Windows 11 ngjan me “10X”, për të cilin ishte dorëzuar paraprakisht.

Gjashtë vjet pas lansimit të Windows 10, Microsofti do të mbajë më 24 qershor eventin në të cilin pritet të bëjë lansimin e madh.