Një bashkëpunim shumë i pritur nga fansat e muzikës shqiptare, ai mes Dafina Zeqirit dhe Feros, ka rrjedhur ilegalisht në internet, duke u bërë temë e nxehtë në rrjetet sociale.
Kënga, e cila pritej të publikohej zyrtarisht ditëve në vijim, është shpërndarë në mënyrë të paautorizuar në platforma si TikTok, Instagram dhe disa grupe në Telegram, ku ka filluar të marrë mijëra shikime dhe komente.

Pavarësisht se ende nuk është publikuar zyrtarisht, fansat kanë reaguar menjëherë, duke e cilësuar projektin si një “hit të padiskutueshëm”. Sipas shumë prej tyre, kënga mbart ndjesinë e një balade të ngrohtë dhe melankolike vjeshtore, tipike për stilin e Dafinës, ndërsa Fero sjell një energji dhe interpretim emocional që plotëson harmoninë mes dy artistëve.
Zyrtarisht, kënga pritet të lansohet të enjten, sipas një paralajmërimi që vetë Dafina e ka bërë në Instagram.
@unpublishedks #viral #fyp #shqip #fyppppppppppppppppppppppp ♬ original sound – Music-Kosovo!!
Derisa as Dafina Zeqiri e as Fero nuk kanë reaguar ende publikisht për rrjedhjen e këngës, burime pranë produksionit bëjnë të ditur se projekti ishte në fazën përfundimtare të montazhit dhe se publikimi i parakohshëm mund të ndikojë në strategjinë e promovimit.
Kjo nuk është hera e parë që një këngë e shumëpritur nga artistë të njohur shqiptarë shpërndahet ilegalisht para publikimit zyrtar – një fenomen që mbetet problem serioz për industrinë muzikore shqiptare, duke dëmtuar si të ardhurat, ashtu edhe procesin kreativ të artistëve. /GazetaExpress/