“Rritna tu pi Vita” - Shija e fëmijërisë që nuk harrohet - Gazeta Express
string(52) "rritna-tu-pi-vita-shija-e-femijerise-qe-nuk-harrohet"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 18:19

“Rritna tu pi Vita” – Shija e fëmijërisë që nuk harrohet

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 18:19

Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe emocionale e sloganit tashmë të njohur e të dashur “Me Vita u rrita”. Kjo kampanjë nuk është thjesht një rikujtim nostalgjik, por një tregim i vazhdueshëm i rritjes, i lidhjes së pandashme që gjeneratat kanë ndërtuar me këtë brend që nga fëmijëria e tyre.

Reklama e re pasqyron me ndjeshmëri rrugëtimin e fëmijëve nga mëngjesi i hershëm e deri në çastet e lojës, hareve dhe përqafimeve familjare. Me një gjuhë të afërt e të dashur, frazat si: “Ja nis dita tu pi Vita… Rritna tu pi Vita… Luj tu pi Vita… Lazdrohna tu pi Vita… Gzohna tu pi Vita… Knaqna tu pi Vita… M’shkon dita tu pi Vita…”, krijojnë një ritëm që të mbetet në mendje dhe në zemër. Këto vargje jo vetëm që ndërtojnë një mesazh të fortë, por edhe ftojnë fëmijët të këndojnë, duke e bërë reklamën një përjetim të gëzueshëm familjar.

Kjo kampanjë është një kujtesë e bukur që Vita nuk ka qenë vetëm një produkt në frigorifer, por një pjesë e pandarë e tavolinës sonë, e mëngjeseve tona, dhe e kujtimeve që na formësuan. Ajo na rikujton që çdo gotë qumësht me Vita ishte një hap i vogël drejt rritjes së madhe.

Që nga themelimi në vitin 2003, Vita është pozicionuar si lider në tregun e produkteve të qumështit në Kosovë. Me një fokus të palëkundur në cilësinë, sigurinë ushqimore, dhe mirëqenien e fëmijëve, Vita ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm si brendi që prindërit i besojnë dhe fëmijët e duan.

Misioni i Qumështores Vita ka qenë dhe mbetet i qartë: të ofrojë më të mirën për të gjithë, për çdo ditë. Sepse rritja kërkon përkujdesje, dashuri dhe siguri dhe këto janë vlerat që Vita i përfaqëson me krenari.

Sot, me kampanjën “Rritna tu pi Vita”, Vita jo vetëm që sjell një kampanjë të re reklamuese, por ngre një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke i treguar çdo prindi dhe fëmije se historia e tyre e përbashkët me Vitën nuk ka përfunduar… ajo vazhdon.