Rritje shqetësuese e rasteve me infeksione ushqimore — goditen më shumë të moshuarit dhe fëmijët - Gazeta Express
string(94) "rritje-shqetesuese-e-rasteve-me-infeksione-ushqimore-goditen-me-shume-te-moshuarit-dhe-femijet"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

26/06/2025 19:48

Rritje shqetësuese e rasteve me infeksione ushqimore — goditen më shumë të moshuarit dhe fëmijët

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

26/06/2025 19:48

Rastet e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur ndjeshëm, nga 60,055 në vitin 2023, në 70,352 në vitin 2024 — që i bie 121.9 raste për çdo 100,000 banorë.

Grupi më i prekur janë personat e moshës 50 deri në 79 vjeç, që përbëjnë 44 për qind të të gjitha rasteve.

Sa i përket salmonelës, më të prekurit janë fëmijët nën 10 vjeç, që përbëjnë 21.5 për qind të rasteve.

Hetim për arsyet e rritjes

Agjencia për Sigurinë Shëndetësore e MB (UKHSA) dhe Agjencia për Standardet Ushqimore (FSA) po hetojnë arsyet e kësaj rritjeje të madhe të rasteve.

Dr. James Cooper, zëvendësdrejtor i politikave ushqimore në FSA, tha:

“Po punojmë së bashku për të kuptuar arsyet pas rritjes së rasteve me kampilobakter dhe salmonelë, si dhe për tendencat e tjera me patogjenë.

Kjo analizë do të na ndihmojë të marrim masa për të mbrojtur shëndetin publik.”

Ai shtoi:

“Kemi nisur një fushatë të re ndërgjegjësuese për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të sigurt.

Gjithashtu po punojmë me industrinë ushqimore dhe me autoritetet vendore për të ndihmuar bizneset të përmbushin përgjegjësitë ligjore për sigurinë e ushqimit.”

Paralajmërimi për sallatat e paketuara

Këto komente vijnë vetëm disa orë pasi autoritetet shëndetësore lëshuan alarmin për sallatat e gatshme për konsum, për shkak të rrezikut nga ndotja me një baktere që shkakton dëmtime në tru dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në inspektimet e kryera në sallatat e paketuara në Evropë dhe MB, u zbulua Toxoplasma gondii, një parazit vdekjeprurës, në të paktën 4% të mostrave të analizuara nga tetori 2021 deri në shtator 2022.

Paraziti përhapet nëpërmjet kontaktit me jashtëqitjet e kafshëve dhe ndot ushqimin dhe ujin. Sallatat që nuk lahen siç duhet janë terren i përshtatshëm për përhapjen e këtij paraziti.

Toxoplasma nuk shkakton gjithmonë probleme në stomak si zakonisht ndodh me helmimet ushqimore.

Simptomat përfshijnë:

Ethe

Dhimbje muskujsh

Lodhje dhe përgjumje

Hutim dhe dhimbje koke

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndotja mund të jetë shumë më e përhapur, pasi ligji nuk detyron testim të rregullt të produkteve të freskëta për parazitë ushqimorë, as në MB e as në BE. /GazetaExpress/