Rritje nominale, ndërsa rënie reale në tregtinë me ushqim, pije dhe duhan - Gazeta Express
string(71) "rritje-nominale-ndersa-renie-reale-ne-tregtine-me-ushqim-pije-dhe-duhan"

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 12:12

Rritje nominale, ndërsa rënie reale në tregtinë me ushqim, pije dhe duhan

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 12:12

Në korrik të vitit 2025 në krahasim me të njëjtin muaj të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë me ushqime, pije dhe duhan, nominalisht është rritur për 7,2 për qind, ndërsa në terma realisht ka rënie për 0,4 për qind, kumtoi Enti shtetëror i Statistikës.

Në tregtinë me pakicë në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 7,2 për qind, dhe në terma realisht ka rënie për 0,4 për qind.

Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, ka rënie nominalisht për 2,6 për qind, dhe në terma realisht për 6,6 për qind, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 2,4 për qind, dhe në terma realë ka rënie për 3,4 për qind dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është rritur në terma realisht për 2,2 për qind, dhe në terma nominalë ka rënie për 5,1 për qind.