Rritje alarmante e zjarreve: Mbi 1,300 intervenime vetëm këtë vit - Gazeta Express
string(63) "rritje-alarmante-e-zjarreve-mbi-1300-intervenime-vetem-kete-vit"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 8:26

Rritje alarmante e zjarreve: Mbi 1,300 intervenime vetëm këtë vit

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 8:26

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ngre alarmin për shtimin e zjarreve fushore dhe malore për shkak të temperaturave të larta.

Ai tha në intervistë për Ekonomia Online se numri i rasteve është rritur 15 për qind, krahasuar me vitet e mëparshme.

“Me ngritjen e temperaturave të ajrit më të theksuara janë zjarret fushore malore ose zjarret e hapura. Ka ngritje të numrit të jo vetëm krahasuar me vitin paraprak, por me të gjitha vitet sipas përqindjes. Jemi diku 15 për qind të ngritjes së numrit të zjarreve. Duhet ngritur alarmin. Menaxhimi më i mirë do të ishte nga qytetarët. Duhet të jenë më të kujdesshëm, vigjilentë, mos të shkaktojnë zjarre me veprimet e tyre që i bëjnë duke hedhur edhe ‘bishta’ të cigares nga veturat e tyre, nga vendet e thata, mbeturina etj. Apel edhe bujqve pas korrjeve. Ata po e konsiderojnë më të lehtë me ndezjen e mbetjeve dhe kjo shkakton probleme dhe po bën shpërndarjen e zjarreve dhe po del nga kontrolli dhe po bën rrezik të përgjithshëm”, tha Shkodra.

Shkodra vë në dukje  se mesatarisht në ditë kanë 6 deri në 7 intervenime për zjarrfikje.

“Vetëm më 7 korrik kemi pasur, brenda një orari të ngushtë, diku 30 intervenime. Në raste të tilla ka qenë situatë shumë e jashtëzakonshme, ku në të gjitha këto raste duhet të intervenohet në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo e vështirëson punën dhe nuk e dimë nga t’ia mbajmë apo cilit t’ia japim prioritet. Janë mbi një mijë e 300 raste që kanë ndodhur. Këto intervenime nuk janë vetëm zjarre të hapura, përfshihen edhe zjarret në objekte dhe ato të hapura”, shtoi ai.

Ai thekson se një zjarr lehtë shkaktohet krijohet, por zjarrfikësit duhen me ditë të tëra të merren me fikjen e tij.

“Duhet të jenë të kujdesshëm qytetarët dhe me veprimet e tyre të mos shkaktojnë zjarre, sepse shkaktojnë në një rrezik të përgjithshëm. Menaxhimi më i mirë do të ishte prej qytetarëve, në këtë situatë kur na bie të përballemi, po na shkon shumë kohë dhe me stafin tonë. Një zjarr lehtë krijohet, por me orë e ditë të tëra duhet të merremi me atë zjarr”, tha për EO, Shkodra.