Rritja e rasteve me koronavirus: 21 komuna në zonën e kuqe - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 23:53

Rritja e rasteve me koronavirus: 21 komuna në zonën e kuqe

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 23:53

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për masat e reja anti-Covid, ku tashmë pas rritjes së numrit të rasteve të reja 21 komuna janë në zonën e kuqe, nga 18 që ishin.

Raporti i Ministrisë tregon se tashmë në zonën e rrezikshmerisë së lartë janë:Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 15 komuna:Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna:Dragashi dhe Novobërda.