Rritja e konsumit të ushqimeve ultra-të-përpunuara po krijon një “pandemi të sëmundjeve kronike” - Gazeta Express
string(94) "rritja-e-konsumit-te-ushqimeve-ultra-te-perpunuara-po-krijon-nje-pandemi-te-semundjeve-kronike"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

19/11/2025 22:19

Rritja e konsumit të ushqimeve ultra-të-përpunuara po krijon një “pandemi të sëmundjeve kronike”

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

19/11/2025 22:19

Një grup prej 43 shkencëtarësh ndërkombëtarë ka paralajmëruar se konsumimi në rritje i ushqimeve ultra-të-përpunuara (UPF) po çon drejt një “pandemie globale të sëmundjeve kronike”.

Ushqime të mbushura me aditivë, si çipsat, çokollatat dhe snack-et industriale, janë lidhur prej kohësh me rreziqe shëndetësore, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri.

Sipas ekspertëve, produktet UPF – që përmbajnë më shumë përbërës artificialë sesa natyralë – po zëvendësojnë ushqimet e freskëta, ndërsa kompanitë ushqimore “vënë fitimin mbi shëndetin”. Ata i bëjnë thirrje qeverive që t’i trajtojnë prodhuesit e ushqimeve si industrinë e duhanit, duke propozuar taksa, kufizime reklamuese dhe rregulla më të rrepta.

Gjetjet janë publikuar në një seri prej tre artikujsh në revistën prestigjioze The Lancet, ku autorët theksojnë se reagimi global i shëndetit publik është ende në faza të hershme, “ngjashëm me atë që ndodhte me kontrollin e duhanit dekada më parë”.

Çfarë thonë studimet?

Shkencëtarët analizuan 104 studime afatgjata dhe zbuluan se 92 prej tyre raportonin një rrezik të shtuar për sëmundje kronike ose vdekje të parakohshme tek konsumuesit e lartë të UPF-ve.

Sipas tyre:

Vendete si Italia, Greqia, Portugalia dhe shumica e Azisë kanë nën 25% konsum UPF.

Në SHBA dhe Britani, kjo shifër arrin 50%.

Tek grupet më të varfra, të rinjtë apo komunitetet në vështirësi, dieta shpesh përbëhet deri në 80% nga UPF.

Ekspertët shtojnë se politika qeveritare nuk ka arritur të frenojë faktorët tregtarë dhe strukturorë që nxisin këtë konsum masiv.

Disa ekspertë kundërshtojnë: “Provë e dobët, jo shkencë e qartë”

Megjithatë, jo të gjithë pajtohen me këto përfundime. Kritikët thonë se provat janë ende të pamjaftueshme dhe se lidhja midis UPF-ve dhe sëmundjeve është bazuar kryesisht në studime vëzhguese — të cilat tregojnë lidhje, por jo domosdoshmërisht shkak.

Dr. Jordan Beaumont nga Sheffield Hallam University deklaroi:

“Nuk ka prova të forta e të pakundërshtueshme që ushqimet ultra-të-përpunuara janë në vetvete të pashëndetshme. Shumë pretenca bazohen në studime të dobëta. Duhet më shumë kërkim i kontrolluar dhe i gjerë.”

Edhe profesor Kevin McConway nga Open University theksoi se UPF-të mund të rrisin rrezikun për disa sëmundje, por jo për të gjitha:

“Ka pak prova që të gjitha UPF-të rrisin rrezikun e kancerit. Ka ende shumë paqartësi dhe duhet transparencë mbi atë që dimë dhe atë që nuk dimë.”

A është sistemi NOVA i besueshëm?

Klasifikimi i shumëpërdorur “NOVA”, i zhvilluar në vitin 2009 për të kategorizuar ushqimet sipas nivelit të përpunimit, ka qenë bazë për shumicën e kritikave ndaj UPF-ve.

Por kërkimet e fundit sugjerojnë se ky sistem mund të mos jetë më mjeti më i mirë për të vlerësuar ndikimin real të ushqimeve në shëndet.

Çfarë pritet të ndodhë?

Studiuesit paralajmërojnë se rritja e konsumit të UPF-ve nuk është e pashmangshme. Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, sipas tyre kjo nuk duhet të vonojë politikat që nxisin dieta me ushqime të freskëta dhe të pacenuara.

Organizata si British Heart Foundation ndërkohë kanë publikuar më parë studime ku UPF-të lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje zemre, goditje në tru dhe vdekje të parakohshme.

Një meta-analizë e vitit 2023 ka sugjeruar lidhje të mundshme me disa lloje kanceri, përfshirë atë kolorektal, të gjirit dhe pankreatik./GazetaExpress/