string(97) "rritja-e-buxhetit-te-mbrojtjes-ne-britani-kryeministri-njofton-kontrate-milioneshe-me-rolls-royce"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 11:29

Rritja e buxhetit të Mbrojtjes në Britani, kryeministri njofton kontratë milionëshe me Rolls-Royce

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 11:29

Kryeministri britanik ka mbështetur rritjen e buxhetit për Mbrojtje, ndërsa ka njoftuar edhe një kontratë milionëshe me Rolls-Royce.

Në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, Keir Starmer njoftoi kontratën në vlerë 536 milionë funte për mirëmbajtjen e flotës së avionëve luftarakë Typhoon të Britanisë.

“Puna për mirëmbajtjen e 130 motorëve Typhoon do të zhvillohet në fabrikat e Rolls-Royce, duke krijuar qindra vende pune në Bristol dhe më gjerë,” u shpreh kryeministri, raporton The Guardian.

Tutje ai ka shtuar se, punëtorët britanikë do të përfitonin nga ajo që ai e përshkroi si “dividendë mbrojtjeje” – përfitimet që do të merren nga vendimi i qeverisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Ai ndryshe e cilësoi rritjen e buxhetit për Mbrojtje, si “një investim në paqe, por edhe investim në krenarinë britanike dhe popullin britanik për të ndërtuar një komb që, edhe një herë, i përmbush premtimet e bëra brezit që luftoi për vlerat tona, lirinë dhe sigurinë tone”.