Komisioni Rregullator për Energjetikës(KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,57 % në raport me vendimin e datës 19.06.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 21.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS 95 76.00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS 98 78.00 (denarë/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) 72.00 (denarë/litër)
Vaj për ngrohje – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 70.00 (denarë/litër)
Vaj për karburant M-1 NS 40.928 (denarë/kilogram)