Rritet numri i vizitorëve në Funar, fshati turistik pranë Elbasanit po frekuentohet gjithnjë e më shumë - Gazeta Express
string(102) "rritet-numri-i-vizitoreve-ne-funar-fshati-turistik-prane-elbasanit-po-frekuentohet-gjithnje-e-me-shume"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 11:45

Rritet numri i vizitorëve në Funar, fshati turistik pranë Elbasanit po frekuentohet gjithnjë e më shumë

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 11:45

I ndodhur mes Elbasanit dhe Tiranës, fshati turistik i Funarit vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara sidomos gjatë verës. Edhe këtë sezon, numri i turistëve ka qenë i lartë.

Investimi në Infrastrukturë rrugore ka bërë që kjo zonë të  frekuentohet masivisht, pasi ndodhet vetëm 20 kilometra larg Elbasanit.

Të apasionuarit pas natyrës, freskisë dhe ajrit të pastër i gjen këtu, mes ujit të ftohtë dhe gjelbërimit.

I pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastër dhe një natyrë thuajse të pashfrytëzuar, Funari është një nga bukuritë më të rralla të Bashkisë Elbasan.