Rritet numri i testimeve, deri më tani mbi 86 mijë persona të testuar - Gazeta Express
string(68) "rritet-numri-i-testimeve-deri-me-tani-mbi-86-mije-persona-te-testuar"

Rritet numri i testimeve, deri më tani mbi 86 mijë persona të testuar

Gazeta Express

25/10/2020 9:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rritur kapacitetin e testimeve për koronavirus. gjatë ditëve të fundit, është raportuar se janë testuar mbi 1 mijë mostra, raporton Express

Java që po lëmë pas ka shënuar rritje të numrit të testimit të mostrave për koronavirus.

Lexo Edhe:

Gjatë kësaj jave, në raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë raportuar mbi një mijë testime për COVID-19.

Ndërkohë, numri total i mostrave të testuara nga 13 marsi e deri më tani, ka shkuar në 86 mijë e 98.

Nga këto mostra, 17 mijë e 757 kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 15 mijë e 34 persona, kanë vdekur 621 persona, ndërkaq po përballen me virusin edhe 2 mijë e 62 të tjerë.

Se numri i testimeve është rritur, e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai të enjten në një postim në Facebook njoftoi se brenda 24 orëve është shënuar numri më i lartë i testimeve, me gjithsej 1 mijë e 245 mostra të testuara.