Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, në spitale mungesë mjekësh - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/12/2020 23:53

Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, në spitale mungesë mjekësh

Lajme

Gazeta Express

05/12/2020 23:53

Gjermania po përballet me një mungesë të theksuar stafi mjekësor, teksa infektimet me COVID-19 në vend vijojnë të rriten.

Ditën e premte, kuota e infeksionit ishte lehtësisht më e lartë se ajo e javës së kaluar, me 23 mijë e 449 raste më shumë, që e çojnë totalin mbi 1.13 milionë.

Të dhënat janë ofruar nga Instituti prestigjioz Robert Koch.

Infeksionet e shumta, por edhe fatalitetet kanë bërë që sistemi shëndetësor gjerman të mbingarkohet dhe në të njëjtën kohë të vuajë tkurrjen e punonjësve.

Autoritetet vlerësojnë se vendit i mungojnë 3.500 nga 4 mijë punonjës të nevojshëm për të mbuluar repartet e terapisë intensive.

Ndërkohë, shumë punonjës të tjerë kanë braktisur punën pasi janë infektuar me COVID-19.

Ndërkohë, në shkollat e trajnimit të personelit mjekësor mësimi vijon, por me ndërprerje. Studentët dhe mësuesit mbajnë maska gjatë leksioneve dhe ruajnë distancimin social.

Drejtuesit e shkollave deklarojnë se po përpiqen t’i përgatisin studentët sa më mirë, në mënyrë që të jenë gati për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur.