Në fund të dhjetorit 2025, në Zvicra ishin të punësuar rreth 411 mijë punëtorë ndërkufitarë me leje pune G, që paraqet një rritje prej 1.1 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e këtyre punëtorëve jetojnë në Franca, me 58.2 për qind, të ndjekur nga Italia me 22.2 për qind, dhe Gjermania me 16.4 për qind.
Të dhënat tregojnë se në pesë vitet e fundit numri i punëtorëve ndërkufitarë është rritur ndjeshëm. Nga 341 mijë persona në tremujorin e katërt të vitit 2020, ky numër ka arritur në 411 mijë në fund të vitit 2025, duke shënuar një rritje neto prej 20.5 për qind.
Kjo rritje reflekton rëndësinë në rritje të fuqisë punëtore ndërkufitare për tregun zviceran të punës, veçanërisht në sektorë kyç që varen nga mobiliteti rajonal i punëtorëve. /Albinfo.ch
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...