Rritet numri i lindjeve në Kosovë - Gazeta Express
string(33) "rritet-numri-i-lindjeve-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 9:56

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 9:56

Nga janari deri në qershor në Kosovë kanë lindur 13 mijë e 250 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

E me numër vazhojnë të prijnë meshkuj. Vetëm për gjashtë muaj në Kosovë linden 6 mijë 933 meshkuj dhe  6 mijë e  317 femra.

Ndërkaq vetëm në muajin qershor  të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e  544 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 338 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë 206 lindje janë femra.

Në muajin qershor 2025 ka një rritje të numrit të lindjeve rreth 8% krahasuar me muajin maj 2025.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Qershor janë regjistruar 2 544 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 338 dhe femra 1 206. Krahasuar me muajin Maj 2025 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (8 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.