Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga individë mbi 15 vjeç. Pjesa dërrmuese e këtyre udhëtimeve – plot 97,9% – janë kryer për qëllime personale, ndërsa vetëm 2,1% për arsye biznesi.
Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar, sidomos për pushime dhe kohë të lirë, që përbëjnë qëllimin kryesor të udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Përdorimi i akomodimit në hotele dhe rritja e fluturimeve me avion kanë shënuar gjithashtu rritje, duke treguar një orientim gjithnjë e më të madh drejt turizmit të strukturuar dhe ndërkombëtar.
Brenda vendit, preferenca kryesore është Tirana, e ndjekur nga Vlora dhe jashtë vendit Italia e ndjekur nga Greqia
Sipas Instat në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.426.074.
Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,9% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,1% të tyre. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt:
Në Shqipëri janë shënuar udhëtime për qëllime personale 3,0 milionë, ndërsa ato për qëllime biznesi 0,05 milionë.
“Pushime dhe kohë e lirë” përbën qëllimin më kryesor të udhëtimeve të kryera si në Shqipëri (54,1%) ashtu dhe jashtë saj (47,2%).
Udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme me 43,4 përqind, krahasuar me vitin 2023.
Në vitin 2024, akomodimi në “Hotel” shënon një rritje me rreth 8,4 pikë përqindje, krahasuar me udhëtimet e kryera në vitin 2023. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin ajror me rreth 8,8 pikë përqindje. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera (në Shqipëri dhe jashtë saj) është 4,2 netë.
Vlerat më të larta të shumës së netëve të qëndrimit (në milionë) janë regjistruar në muajt Gusht, Korrik, Dhjetor dhe Qershor. Në 2024, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.
Udhëtimet sipas destinacioneve Në vitin 2024, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (15,4%), Vlorë (12,3%), Korçë (10,9%), Durrës (8,6%) dhe jashtë saj: Itali (8,6%) Greqi (7,4%), Gjermani (3,8%) dhe shtete të tjera (Angli, Francë etj.) (3,0%)./ Monitor