Ekonomia e Shqipërisë ka shënuar rritje me 3.51% në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave të INSTAT. Rritja është nxitur kryesisht nga pagat në administratë, të cilat kontribuuan me 1.65% në PBB, ndërkohë që paga mesatare në këtë sektor ka arritur në 100 mijë lekë, me një rritje prej 16%.
Turizmi vijon të mbetet faktor kyç, pavarësisht rënies së numrit të vizitorëve, duke kontribuar me 0.47% në rritjen ekonomike. Pas tij renditen ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.Në të kundërt, sektorët prodhues kanë ndikuar negativisht. Bujqësia ka zbritur PBB-në me -0.46%, ndërsa industria me -0.18%.