Rritet çmimi i apartamenteve në Shkup, çmimi deri 3 mijë euro për metër katror - Gazeta Express
string(77) "rritet-cmimi-i-apartamenteve-ne-shkup-cmimi-deri-3-mije-euro-per-meter-katror"

Maqedoni

Gazeta Express

22/02/2026 12:57

Rritet çmimi i apartamenteve në Shkup, çmimi deri 3 mijë euro për metër katror

Maqedoni

Gazeta Express

22/02/2026 12:57

Fondet e huaja investuese, të cilat blejnë shumë apartamente në Shkup, do të rrisin edhe më shumë çmimet e metrit katror të banesave, i cili në kryeqytet ka arritur deri në 3.000 euro. Këtë e konfirmuan në emisionin Biznes 21 në TV21, Ivica Jaçimovski, kryetar i Odës së Ndërtimit pranë Lidhjes së Odave të Tregtisë, dhe Slobodan Mitrovski nga Agjencia e Pasurive të Paluajtshme “Astoria”. Një fond investues danez ka konfirmuar se ka blerë tashmë 250 apartamente në ndërtim në lokacione atraktive në Shkup, ndërsa qëllimi i tyre është që në një kohë të shkurtër të arrijnë deri në 1.000 apartamente.

“Sigurisht që do ta rrisë çmimin. Informacionet që dolën në publik, duhej të dilnin gjithsesi, çmimi padyshim do të pësojë një korrigjim drejt çmimit më të lartë, për fat të keq. Ai tashmë është relativisht i lartë”, tha Mitrovski.

“Nëse shikojmë nga këndvështrimi i pyetjes që vendosët, që kjo mund të jetë arsye për rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, kjo në njëfarë mase është e vërtetë. Megjithatë, nga ana tjetër tregon se kemi një treg të qëndrueshëm të pasurive të paluajtshme, duke marrë parasysh analizat që kanë bërë fondet nga niveli evropian apo botëror”, tha Jaçimovski.

Mitrovski mendon se fondet nuk i blejnë apartamentet për t’i dhënë me qira, sepse në këtë mënyrë investimi nuk do t’u kthehet për 25 deri në 30 vjet, por i blejnë ndërtime për t’i shitur më pas me çmim më të lartë dhe për të fituar.

U hap edhe debati për ndërtimet e paligjshme, por edhe për problemin e qytetarëve që për vite me radhë nuk mund të marrin fletëpronësi për apartamentet që kanë blerë.

“Ka fletëpronësi, e sheh objektin, unë e shoh në fund. Nëse objekti ka ngritur mbi çatinë një metër e njëzet, çfarë bëjmë, a do të marrë fletpronësinë?”

“Jo. Kemi problem, por ne atëherë e shohim. Dhe këtu duhet ta kapë ai që është investitor, sepse nuk është e pamundur të shpëtojmë rastësisht,” tha Mitrovski.

“Por, ne nuk kemi investitorë të tillë që kanë ndërtuar apartamente dhe janë larguar duke bërë këtë.”

“Si nuk kemi?”

“Nuk ka, kush është ai, hajde?”

“Mirë tani.”

“Ja, në një situatë të caktuar, cili është emri dhe mbiemri, kompania, e cila kohët e fundit, po flas që nga momenti kur është rregulluar në mënyrë elektonike, ka ndërtuar objektin dhe ka devijuar.”

“Por thashë, nuk është domosdoshmërisht kohët e fundit, nuk po flas vetëm për kohët e fundit, por kohët e fundit gjithashtu ka manipulime të ndryshme. Pra, ka….”

Të dy biseduesit janë të vendosur se çmimet e larta të metrës katror më së shumti ndikohen nga mungesa e një strategjie shtetërore. Sipas tyre, është urgjente të miratohen Plani Detajuar dhe Plani i Përgjithshëm Urbanistik, si dhe të përcaktohen lokacionet për ndërtim, për të mundësuar një balancë, dmth të ndërtohen edhe apartamente me çmime më të ulëta për qytetarët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement