Rritet bilanci tragjik në Hong Kong: 44 të vdekur, 279 të zhdukur nga zjarri masiv - Gazeta Express
string(80) "rritet-bilanci-tragjik-ne-hong-kong-44-te-vdekur-279-te-zhdukur-nga-zjarri-masiv"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 7:54

Rritet bilanci tragjik në Hong Kong: 44 të vdekur, 279 të zhdukur nga zjarri masiv

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 7:54

Numri i viktimave nga zjarri masiv që përfshiu disa blloqe banimi shumëkatëshe në lagjen veriore Tai Po të Hong Kongut është rritur në 44, ndërsa 279 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.

Ky zjarr po konsiderohet si më vdekjeprurësi në Hong Kong në të paktën 63 vjet.

Ngjarja tashmë është barazuar me numrin e viktimave të zjarrit të gushtit 1962 në lagjen Sham Shui Po, ku humbën jetën 44 persona dhe qindra të tjerë mbetën pa strehë. Sipas South China Morning Post (SCMP), rreth 22.7 kg fishekzjarrë të ruajtur në ambientet e ndërtesës kishin shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve në katet e sipërme.

Në nëntor të vitit 1996, një zjarr tjetër në ndërtesën Garley në Kowloon kishte lënë të vdekur 41 persona dhe kishte plagosur 81 të tjerë.

Zjarri më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë në Hong Kong kishte ndodhur në vitin 1948, pasi një shpërthim në katin përdhes të një depoje pesëkatëshe që përmbante “mallra të rrezikshme”, sipas SCMP, la të vdekur 176 persona.