Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19 në Gjermani - Gazeta Express
string(73) "rriten-shifrat-ditore-te-vdekjeve-dhe-infektimeve-me-covid-19-ne-gjermani"

Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19 në Gjermani

Gazeta Express

07/07/2020 11:01

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar tetë të vdekur nga koronavirusi, katër më shumë se një ditë më parë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,024, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 390 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196,944. Një ditë më parë u shënuan 219 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.