string(73) "rriten-remitancat-402-93-milione-euro-ne-kater-muajt-e-pare-te-vitit-2025"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 7:52

Rriten remitancat: 402.93 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2025

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 7:52

Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka Qendrore e Kosovës, deri në fund të marsit të këtij viti, vlera e përgjithshme e remitancave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Remitancat për muajin prill 2025 kapën shumën 111.66 milionë euro, duke e çuar totalin e katërmujorit të parë në 402.93 milionë euro.