Rriten rastet me covid19, por Shqipëria renditet e fundit në Evropë për testime, 8500 për 1 milion banorë - Gazeta Express
string(103) "rriten-rastet-me-covid19-por-shqiperia-renditet-e-fundit-ne-evrope-per-testime-8500-per-1-milion-banore"

Gazeta Express

06/07/2020 14:59

Rriten rastet me covid19, por Shqipëria renditet e fundit në Evropë për testime, 8500 për 1 milion banorë

Gazeta Express

06/07/2020 14:59

Me vetëm 8549 teste për 1 milionë banorë, Shqipëria është padiskutim vendi i fundit në Evropë për numrin e testeve të covid-19 në raport me popullsinë, thonë të dhënat e rifreskuara nga Worldometers mbi kronavirusin e ri.

Madje, vendi i parafundit, Ukraina, e ka këtë shifër dy herë më të lartë se Shqipëria, në rreth 16 mijë teste për 1 milionë banorë. Mali i Zi numëron rreth 22 mijë teste për 1 milionë banorë, Bosnje Hercegovina rreth 29 mijë, Maqedonia e Veriut rreth 31 mijë, ndërsa Serbia, rreth 50 mijë.

Lexo Edhe:

Kosova ndërkohë nuk figuron në listën e vendeve të analizuara nga Worldometers, raporton “scan”.

Testimet ishin edhe një prej kritereve të Bashkimit Evropian për hapjen ose jo të kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë pikërisht ky kriter ai  që duket se ka shkaktuar ndasi brenda Ballkanit Perëndimor. Në Evropë listën e vendeve me më shumë teste për 1 milionë banorë e kryesojnë shtetet me popullsi mjaft të vogël, si Gjibraltari, Monako, Luksemburgu, etj.

Ndër shtetet me më shumë se 1 milionë banorë, e para në listë është Danimarka, me 191 mijë teste për 1 milionë banorë, pra thuajse 1 në 5 qytetarë i testuar, dhe më pas Britania me rreth 154 mijë teste për 1 milionë banorë. Në botë, Shqipëria është e 131-ta në listë, duke rezultuar edhe mbrapa vendeve si Palestina, Tailanda, Botswana, Kuba, Kolumbia, Gana, etj