Rrihet Bajoku, e humb një rast për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020 - Gazeta Express
string(79) "rrihet-bajoku-e-humb-nje-rast-per-tu-kualifikuar-ne-lojerat-olimpike-tokio-2020"

Rrihet Bajoku, e humb një rast për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Gazeta Express

15/03/2020 14:39

Boksieri Shpëtim Bajoku ka dështuar të kualifikohet në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020 përmes fazës kualkifikuese në Londër, pasi u mund në luftën e tij të parë të dielën në kryeqytetin britanik.

Pas Besart Pirevës, edhe Bajoku dështoi ta sigurojë biletën në sportin e boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020 përmes Londrës, të cilat pritet të mbahen në qershor, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ata do ta kenë një mundësi të dytë që përmes turneut kualifikues në Paris ta arrijnë qëllimin.

Bajoku u rrah nga boksieri danez Nikolai Terteryan në kategorinë -63 kilogramë. Ekipi i kosovarit e hodhi peshqirin në dysheme në rundin e tretë, për ta dorëzuar meçin.

Ndërkohë, në garë për t’u kualifikuar në Tokio 2020 përmes Londrës kanë mbetur edhe Patriot Behrami, i cili garon nesër në kategorinë -69 kg dhe Donjeta Sadiku, e cila e ka fituar mecin e parë.

Nga faza kualifikuese në Londër, garuesit e sigurojnë biletën për Tokio 2020 nëse arrijnë në gjysmëfinale. Në shumë divizione, kualifikimi arrihet edhe përmes çerekfinales.