Rrëzohet një helikopter ushtarak në Kroaci, ekuipazhi në kërkim


Gazeta Express
27 Janar 2020 19:14

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se një helikopter ushtarak i tipit Kiowa Warrior është rrëzuar në zonën e ishullit Zlarin gjatë një fluturimi stërvitor.

“Helikopteri Kiowa OH-58 D u rrëzua në zonën ishujve Zlarin dhe Zlaç gjatë një fluturimi stërvitor që filloi në orën 10:30 të ditës së hënë, 27 janar 2020”, njoftoi ministria kroate.

Helikopteri ka rënë në Detin Adriatik, ndërsa dy anije janë dërguar në vendin e ngjarjes, informoi policia kroate.

Policia tha se në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe të gjitha shërbimet e tjera relevante.

Autoritetet njoftuan se janë marrë të gjitha masat dhe aktualisht po vazhdojnë aktivitetet për gjetjen dhe shpëtimin e ekuipazhit dhe se detajet do të njoftohen në kohë të duhur.

Te fundit


Kthehu lart