Rrëzohet në Vlorë parashutistja, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares - Gazeta Express
string(78) "rrezohet-ne-vlore-parashutistja-po-fluturonte-pergjate-bregdetit-te-lungomares"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 15:40

Rrëzohet në Vlorë parashutistja, po fluturonte përgjatë bregdetit të Lungomares

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 15:40

Një fluturim i zakonshëm sportiv mbi bregdetin e Lungomares në Vlorë ka përfunduar me një incident të lehtë këtë të hënë, kur një parashutiste humbi kontrollin dhe ra në zonën e plazhit.

E reja u ndihmua menjëherë nga pushuesit dhe banorët e zonës, ndërsa fatmirësisht pësoi vetëm dëmtime të lehta. Ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.