string(79) "rrezohet-kerkesa-e-socialisteve-qe-ne-vlore-votimi-te-shtyhet-deri-ne-oren-2200"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 18:12

S’ka kuorum në KQZ për kërkesën e Socialistëve që në Vlorë të shtyhet votimi deri në orën 22:00

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 18:12

Partia Socialiste ka parashtruar që të shtunën në KQZ kërkesën për shtyrje të afatit të votimit deri në orën 22:00 në qytetin e Vlorës.

Kjo për shkak të eventit sportiv “Giro d’Italia” që mund të ketë ndikuar në proces. Megjithatë sot nuk është arritur kuorumi në mbledhjen e Komisionit për ta miratuar këtë propozim. Dy përfaqësuesit e opozitës janë larguar, ndërsa njëri prej tyre u prononcua për Klan News.

Franc Nuri tha se Partia Demokratike e ka shprehur mjaft qartë dje qëndrimin e saj.

“Dua të shpreh konsideratën time sepse ne kishim një qëndrim zyrtar qysh dje si replikë dhe përgjigje ndaj PS-së. I parashtruam të gjitha argumentet për këtë propozim. Meqënëse sot Celibashi nuk e vuri në lëvizje institucionin, por vetë një anëtar i KQZ-së vendosi ta merrte përsipër këtë kërkesë. Duhej thirrur nga zoti Celibashi, ai nuk mori iniciativë për të thirrur Rregullatorin. Prandaj gjykuam se nuk ishte kompetencë e Rregullatorit. Votimi në Vlorë nuk do të zgjatet, qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00. Një event sado madhor të jetë nuk mund t’i mbivendoset procesit zgjedhor.”

Edhe për analistin Artan Hoxha i cili ndodhet në studion e Klan News, është e pakuptimtë një kërkesë e tillë.

“Shifrat e pjesëmarrjes së sotme është 5% më e ulët se në 2021-in. Në Qarkun e Vlorës është veçse 4% më e ulët se në 2021-in. Nuk ka ndonjë diferencë, madje është diçka më mirë. Në një qark kur pjesëmarrja është në të njëjtat ritme, të kërkosh një shtyrje të afatit… Besoj se dy komisionerët janë larguar për të bllokuar kuorumin”, argumentoi Hoxha.