Rrëzohet kërkesa e Nikolin Topallit për të dalë nga regjimi 41-Bis - Gazeta Express
string(66) "rrezohet-kerkesa-e-nikolin-topallit-per-te-dale-nga-regjimi-41-bis"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 12:43

Rrëzohet kërkesa e Nikolin Topallit për të dalë nga regjimi 41-Bis

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 12:43

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Nikollin Topalli, i cili ka kërkuar të anulohet vendimi që e futi në regjimin e posaçëm, “41-Bis”.

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Nikolin Topalli u vendos në regjimin e posaçëm më 9 maj, 2024.

Kërkesa për anulimin e vendimit u bë më 16 maj.

Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Nikolin Topalli”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 18.07.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.