Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur në Dhomë Këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës.
Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Igerta Hysi.
Me këtë vendim çeshtja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posacme, duke i kaluar përfundimisht prokurorisë së Tiranës.
Edhe më herët familjarët e viktimave të 21 janarit kanë shprehur mosbesimin e tyre se çështja mund të zbardhet në një gjykatë të zakonshme.