Rrëzimi i avionit ushtarak mbi shkollë në Bangladesh, shkon në 16 numri i viktimave - Gazeta Express
string(82) "rrezimi-i-avionit-ushtarak-mbi-shkolle-ne-bangladesh-shkon-ne-16-numri-i-viktimave"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 13:44

Rrëzimi i avionit ushtarak mbi shkollë në Bangladesh, shkon në 16 numri i viktimave

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 13:44

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur pasi një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit është rrëzuar në kampusin e një shkolle në kryeqytetin Dhaka.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, në Milestone School and College në lagjen veriore të Uttara-s, shfaqin një zjarr të madh dhe një re të dendur tymi të shkaktuar nga përplasja.

Më shumë se 50 persona – përfshirë fëmijë dhe të rritur – janë dërguar në spital me djegie, sipas një mjeku të Institutit Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, raporton BBC.

Ndërsa, në një deklaratë nga ushtria thuhet: “Avioni stërvitor F-7 BGI i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua në Uttara. Avioni u ngrit në orën 13:06 (0706 GMT).”

Muhammad Yunus, drejtuesi i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, ka thënë se do të merren “masat e nevojshme” për të hetuar shkakun e incidentit dhe për të “siguruar gjithë ndihmën e mundshme”.