string(110) "rrezimi-i-air-india-u-mendua-se-te-gjithe-vdiqen-tash-raportohet-per-nje-te-mbijetuar-nga-242-personat-ne-bord"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:49

Rrëzimi i Air India: U mendua se të gjithë vdiqën, raportohet për një të mbijetuar nga 242 personat në bord

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:49

Pas raportimeve se nuk kishte asnjë të mbijetuar nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India me 242 persona në bord, në një zhvillim të fundit policia e Ahmedabad-it ka deklaruar se ka të paktën një person të mbijetuar.

Sipas raportimeve të fundit të mediave indiane, i mbijetuari është Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, një shtetas britaniko-indian me banim në Londër, i cili ndodhej në Indi për të vizituar familjen.

Ramesh ka treguar për Hindustan Times se ka jetuar në Londër për 20 vitet e fundit dhe kishte udhëtuar në Ahmedabad bashkë me vëllain e tij, i cili gjithashtu ndodhej në bord gjatë aksidentit.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt,” raportohet të ketë thënë Ramesh.

Ai kishte marrë plagë nga përplasja por sipas raportimeve, ka qenë i vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë mendore. Tutje Ramesh ka përshkruar edhe momentin e rrëzimit.

“Kur u zgjova, isha i rrethuar nga trupa. U tremba. U ngrita dhe fillova të vrapoj. Copëza të avionit ishin kudo përreth. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital,” ka thënë ai.

Kujtojmë se në raportime të mëhershme, komisari i policisë së Ahmedabadit, kishte deklaruar për Associated Press se “dukej se nuk kishte të mbijetuar”, megjithatë, me rastin e Ramesh informacionet janë përditësuar.

Ky zhvillim i ri ngjall shpresë për ndonjë tjetër të mbijetuar, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në vendngjarje