Të gjithë 48 personat në bord të një avioni pasagjerësh Antonov An-24 që u rrëzua në Lindjen e Largët të Rusisë të enjten kanë humbur jetën, ndërsa hetuesit e policisë kanë bërë të ditur se kanë nisur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë ajrore.
Sipas The Moskow Times, fluturimi i kompanisë Angara Airlines ka humbur kontaktin me kontrollorët tokësorë rreth orës 13:00 me orën lokale, ndërsa ndodhej disa kilometra larg aeroportit të qytetit Tynda. Avioni kishte nisur nga Khabarovsk, kishte ndaluar në Blagoveshchensk dhe ishte në rrugë për në Tynda. Midis 48 personave në bord ishin edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Në vazhdim gjeni videon nga rrënojat e avionit.
✈️🚨 Passenger plane crashes in Russia’s Amur region — over 40 people on board
A Soviet-made Antonov An-24 aircraft operated by Angara Airlines disappeared from radar near the town of Tynda while attempting a second landing approach. Emergency crews later found the burning… pic.twitter.com/MOO08NTbEP— NEXTA (@nexta_tv) July 24, 2025
Sipas zyrtarëve të emergjencës avioni nuk kishte dhënë asnjë sinjal emergjence dhe nuk kishte raportuar ndonjë problem teknik përpara se të zhdukej nga radari. Më pas, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën mbetjet e djegura të avionit rreth 16 kilometra nga Tynda, një qytet me më pak se 30,000 banorë.
“Sipas të dhënave paraprake, nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit An-24 në rrethinën e Tyndës. Ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendin e ngjarjes,” ka njoftuar guvernatori i rajonit Amur, Vasily Orlov, në një mesazh në Telegram, duke shpallur një periudhë zie prej tre ditësh për viktimat e katastrofës ajrore.
Autoritetet fillimisht kishin raportuar se në bord ndodheshin 49 persona.