Rrëzim i frikshëm në Olimpiadë, sportisti e humb ekuilibrin dhe bie pa ndjenja - Gazeta Express
string(77) "rrezim-i-frikshem-ne-olimpiade-sportisti-e-humb-ekuilibrin-dhe-bie-pa-ndjenja"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/02/2026 13:50

Rrëzim i frikshëm në Olimpiadë, sportisti e humb ekuilibrin dhe bie pa ndjenja

Sporte tjera

Gazeta Express

17/02/2026 13:50

Momente ankthi në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, ku gara spektakolare e Big Air u ndërpre për disa minuta pas një aksidenti të rëndë të talentit finlandez Elias Lajunen.

Gjatë kualifikueseve të meshkujve, 18-vjeçari e tentoi një kërcim me shumë rrotullime në ajër, por e humbi ekuilibrin në ulje dhe u përplas fort në zonën e aterrimit.

Sportisti mbeti i shtrirë pa lëvizur për disa sekonda, duke e ngrirë atmosferën në impiant dhe duke i shqetësuar rivalët dhe publikun.

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe ai u largua me barelë, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik Finlandez, Lajunen e rifitoi vetëdijen shpejt dhe ishte i ndërgjegjshëm — madje i përshëndeti tifozët me gishtin e madh lart ndërsa po merrte trajtim mjekësor.

Ai lëvizte gjymtyrët, por u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa pjesëmarrja e tij në vazhdim të garës mbetet e paqartë.

Disiplina “Big Air” konsiderohet ndër më ekstremet në sportet dimërore: sportisti merr shpejtësi të madhe, hidhet nga një rampë gjigante dhe realizon kombinime rrotullimesh para një uljeje në pistë të fortë dëbore.

Një gabim i vogël në llogaritje mjafton që spektakli të shndërrohet në aksident — dhe pikërisht kjo ndodhi me të riun finlandez.

Kualifikueset u karakterizuan nga truke me vështirësi shumë të lartë, në një garë ku sportistët shtyjnë vazhdimisht kufijtë për pikë maksimale.

Rrëzimi i Lajunen e ka rikthyer sërish debatin mbi rrezikun e disiplinave ekstreme në Olimpiadë, ku kufiri mes lavdisë dhe rrezikut është jashtëzakonisht i hollë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement