Rrezikohet pjesëmarrja e Iranit në Botëror, FIFA: Do t'i monitorojmë zhvillimet - Gazeta Express
string(76) "rrezikohet-pjesemarrja-e-iranit-ne-boteror-fifa-do-ti-monitorojme-zhvillimet"

Sport

Gazeta Express

02/03/2026 9:41

Rrezikohet pjesëmarrja e Iranit në Botëror, FIFA: Do t’i monitorojmë zhvillimet

Sport

Gazeta Express

02/03/2026 9:41

Bota e futbollit është përfshirë në një situatë të pasigurt përpara Botërorit të FIFA-së 2026, i cili do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë këtë verë.

Operacionet ushtarake të zhvilluara nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit kanë ngritur pyetje serioze rreth pjesëmarrjes së kombëtares iraniane në turneun ndërkombëtar.

Sipas disa raportimeve, Mehdi Taj, president i Federatës së Futbollit të Iranit, në një intervistë për televizionin shtetëror ka pohuar se është “e paqartë nëse mund ta presim me optimizëm pjesëmarrjen në Kupën e Botës” për shkak të tensioneve të shkaktuara nga konfliktet aktuale, përcjell “Gazeta Express”.

Irani është i vendosur në Grupin G, ku pritet të ndeshet me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin, por aktualisht situata duket e paqartë për pjesëmarrjen.

Nga ana e saj, FIFA ka deklaruar se po i ndjek me kujdes zhvillimet në lidhje me situatën globale, duke theksuar se ende është herët për të komentuar detaje të hollësishme.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, duke folur në “International Football Association Board” në Cardiff, njoftoi se organizata më e madhe e futbollit do ta monitorojë çdo zhvillim në të gjithë botën dhe do ta vazhdojë komunikimin e saj me qeveritë e vendeve organizuese të Botërorit.

Qëllimi mbetet që turneu të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe me të gjitha ekipet kombëtare pjesëmarrëse.

Sidoqoftë, pesimizmi rreth pjesëmarrjes së Iranit vazhdon, ndërkohë që kriza ndërkombëtare është rritur dhe ka pasur zhvillime edhe në ngjarje të tjera sportive, duke sjellë pezullime dhe ndryshime në kalendarë eventesh për shkak të tensioneve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement