Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit.
“Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbrojtjes.Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42°C në zonat e ulëta dhe autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta, duke u kërkuar qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave vendore përkatëse.Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive.Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Haëk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.