Rreth klasës së ngeshme - Gazeta Express
string(23) "rreth-klases-se-ngeshme"

Rreth klasës së ngeshme

Gazeta Express

15/06/2020 11:38

Në Kosovë, klasës së ngeshme, lirisht mund të themi i takon sektori publik. Orët e punës javore nuk i kalojnë 40. Ndërkohë që në sektorin privat, gjithnjë është mbi 60 orë punë. Krahasuar me sektorin privat, sektori publik ka paga më të larta pothuajse dy herë, siguri për vendin e punës, kontrata të rregullta, ditë pushimi në fundjavë, mundësi të trajnimit dhe ngritjes profesionale, pushimi sipas ligjit të punës, pushim të lehonisë të siguruar deri në 9 muaj me pagesë, pushim të gjatë ditës, në formën e pauzës e shumë e shumë përfitime të tjera

Shkruan: Fisnik Dragusha

Lexo Edhe:

Sociologu dhe ekonomisti norvegjezo- amerikan, Thorstein Veblen në librin e tjj “Teoria e klasës se ngeshme”, i bënë një analizë dhe elaborim klasës së ngeshme. Termi origjinal është “leisure class”. Fjala leisure në gjuhën angleze do të thotë “e lejueshme/e ligjshme”. Në këtë kontekst, kjo nënkupton lirinë nga puna, detyrat apo veprimtaritë e tjera. Klasa e ngejes, pra të pa angazhuar rreth punës.

Veblen në elaborimin e konceptit “Klasë e Ngeshme”, thotë që termi nge, siç e perdor ai, nuk nënkupton përtaci apo përgjumje. Ajo çfarë nënkupton është shpenzim joprodhues i kohës. Pra, koha shpenzohet në mënyrë joprodhuese.

Në Kosovë, klasës së ngeshme, lirisht mund të themi i takon sektori publik. Orët e punës javore nuk i kalojnë 40. Ndërkohë që në sektorin privat, gjithnjë është mbi 60 orë punë. Krahasuar me sektorin privat, sektori publik ka paga më të larta pothuajse dy herë, siguri për vendin e punës, kontrata të rregullta, ditë pushimi në fundjavë, mundësi të trajnimit dhe ngritjes profesionale, pushimi sipas ligjit të punës, pushim të lehonisë të siguruar deri në 9 muaj me pagesë, pushim të gjatë ditës, në formën e pauzës e shumë e shumë përfitime të tjera.

Paga supozohet që nënkupton shpagimin për punën dhe aktivitetin, mirëpo kjo nuk vlenë për sektorin publik. Përveç sasisë jashtëzakonshëm më të madhe poashtu, kualiteti i shërbimit, është natyrshëm pa krahasimisht më i mirë në sektorin privat. Aty ku nuk ka konkurrencë, nuk mund të ketë punë kualitative e rrjedhimisht as sukses.

Poashtu, për të marrë një kredi, bankat gjithnjë favorizojne dhënjen për punonjësit e sektorit publik, e për ata të sektorit privat gjithnjë ka interes tjetër, duke vënë në pah paqëndrueshmërinë e vendit të punës.
Kriteret për të qenë pjesë e klasës së ngeshme, variojnë prej militantizmit politk, deri te shpërfaqja e mendësisë provinciale, që në fakt e karakterizon mënyrën e veprimit dhe punës në këtë klasë.
Ne kontekstin politiko-shoqëror, punonjësit publikë, tejet rrallë mund të jenë pjesëmarrës në iniciativa, si shtytje e ndonjë agjende pozitive për të mirën shoqërore, politke, ekonomike, përjashto rastet kur kjo nënkupton rritjen e pagës së tyre, në formë mëditjeje për punë shtesë, apo ngritje në pozitë. Përkundrazi janë të mbyllur në guaskën e tyre të ngesë, sa që me fanatizëm ortodoks e ruajnë statusin e tyre shpesh të pamerituar.

Gjatë pandemisë Covid-19, pagat e tyre kanë qenë të rregullta, jo se nuk duhej ishin, mirëpo ky fenomen, e bën më të thellë ndarjen mes klasës së ngejes dhe punëtorve të sekorit privat, duke pasë parasysh poashtu që shumica prej punonjësve të sektorit privat ishin në punë edhe gjatë kësaj kohe, duke i shërbyer të gjitha klasave pa përjashtim, përfshirë edhe klasën e ngejes.

Diksutimet për masat e propozuara nga Ministrja Hykmete Bajrami, që të shfrytëzohen mjetet në vlerë 10% nga Fondi i kursimeve pensionale, si mjet për rimëkëmbje apo ndihmesë ekonomike, prapë favorizojnë klasën e ngejes. Një punonjës i klasës së ngejes, pra i sektorit publik, me një përvojë 10 vjeçare, me një rrogë afërsisht 500 Euro, në fondin pensional të tij, ka rreth 6000 Euro, ndërkohë me kushtin e njejtë, një punonjës i sektorit privat, nëse ka qenë me fat dhe I është deklaru paga faktike prej rreth 250 Euro, me 10 vjet përvojë pune, ka në fondin e tij pensional rreth 600 Eur.  10% i klasës së ngejes, me këtë përvojë është afërsisht një pagë e plotë mujore që merr tani, ndërkohë që 10% i punonjësit në sektorin privat është rreth 60 Euro, me të cilën do ta paguajë rrymën, e nëse ka pak fat në sezonën ku jemi, do të arrijë të paguajë edhe ujin. Nëse ky veprim po bëhet për të futë mjete në treg, rezultati është afër zeros. Sepse: Përveç kësaj, ata që kanë marrë paga rregullisht, mundesitë që këtë shumë te mjeteve ta fusin ne treg/qarkullim është e vogël, duke pasë parasysh se edhe gjatë kësaj kohe janë paguar rregullisht dhe rrjedhimisht këto mjete nuk do t’i shërbenin qëllimit për të cilin po synohet, mirëpo do thellonin ndasitë në mes të sektorëve shoqëror.

Për ta kuptuar, apo për të pasur një pasqyrë për konceptin e klasës, duhet të shërbehemi me terma weberian. Weberi bënë një dallim të prerë midis klasës dhe statusit. Fuqia dhe prestigji, janë dy elemente që e përcaktojnë klasën. Punonjësit e sektorit privat, të braktisur nga mekanizmat shtetëror, kanë filluar t’i ngjajnë “të pa prekshmëve” të Indisë. Këta mund të kenë klasa të ndryshme, mirëpo të gjithë gezojnë statusin e punojësve me paga të rregullta. 
Diskutimet rreth statusit gjithnjë janë edhe diskutime politke, megjithëse në thelb janë sociologjike. Veblen, në vepren e tij “Teoria e klasss se ngeshme” konkurron me atë të Marksit… Derisa Marksi pret rrëzimin e klasës së larte, Veblen mendon se klasa e ulet nuk synon ta rrëzojë klasën e lartë, përkundrazi, ajo synon të arrijë vetë në ato nivele.
Kjo e shpjegon edhe rastin tonë. Gjithë sytë tek një vend i punës në sektorin publik, me qellim që edhe ne të bëhemi pjesë e klasës së ngesë.

Pa fuqizim të sektorit privat nuk mund të ketë progres. Sektori publik sado që në Kosovë është punëdhënësi më i madh, i ka vendet e kufizuara të punës, Duhet stimulim i sektorit privat për hapje të vendeve të punës, përndryshe nuk ka zhvillim.