Rreth 60 raste aktive me koronavirus në Pejë, 20 prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal - Gazeta Express
string(90) "rreth-60-raste-aktive-me-koronavirus-ne-peje-20-prej-tyre-po-trajtohen-ne-spitalin-rajonal"

Rreth 60 raste aktive me koronavirus në Pejë, 20 prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal

Gazeta Express

03/07/2020 23:44

Sonte në Komunën e Pejës janë paraqitur edhe tetë raste të reja me koronavirus, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë në Rtv Dukagjini se me infektimet e reja rastet aktive kalojnë numrin e të shëruarve në Komunën e Pejës.

Lexo Edhe:

“Në mesin e të prekurve sonte kemi edhe një punonjës shëndetësorë. Fatmirësisht numri i personelit mjekësorë nuk e ka kaluar dhjetën”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pos këtyre rasteve të reja sot kanë pasur edhe pesë të shëruar ku njëra nga ta ishte një punëtore e QKMF në Pejë, përcjell Telegrafi.

“Në Komunën e Pejës janë rreth 60 raste aktive, ndërsa 20 prej tyre janë në trajtim në Klinikën Infektive në Spitalin e Pejës, ndërsa ka edhe të tjerë që janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së në Prishtinë”, tha ndër të tjera Petrit Loci.