Rreth 50 punëtorë, kryesisht nga Maqedonia, janë larguar nga puna nga kompania Bechtel‑Enka, pa paralajmërim paraprak dhe pa një sqarim të detajuar zyrtar, përcjell Gazeta Express.
Sipas punëtorëve të prekur, arsyeja që u është dhënë është se Qeveria nuk ka lëshuar mjetet financiare për pagesën e pagave të tyre. Ata thonë se vendimi për largimin nga puna ka ardhur papritur, duke i lënë pa punë dhe pa siguri financiare.
Punëtorët kërkojnë që të respektohen kontratat e tyre të punës dhe që institucionet shtetërore të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë transparencë lidhur me arsyet e këtij vendimi dhe një zgjidhje të shpejtë për situatën e krijuar.
Rasti ka shkaktuar shqetësim tek punëtorët dhe familjet e tyre, të cilët presin reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar dhe zgjidhur këtë çështje.
tag_katrorimaqedoni_2